Banorët e Novoselës të përmbytur nga vërshimi i fundit i lumit Vjosë kërkojnë ngritje të argjinaturave që do t’i shpëtojna ata nga situata të tilla në të ardhmen. Në një takim me kryebashkiakun Dritan Leli, ata pohuan se ndihmat në ushqime nuk janë zgjidhje. Ky i fundit ka konfirmuar ngitjen e grupeve të verifikimit të dëmeve, proces që duhet të përfundojë në 15 ditë.

Banorët:

“Duam zgjidhje për lumin ne, nuk duam zgjidhje për ndihma për patate, makarona, se ato nuk e zgjidhin problemin. Nuk duam ndihma. Duam zgjidhje për lumin. Ky që flet këtu e ka ndërtuar mbi kolektorin shtëpinë”.

Kryebashkiaku Leli:

“Brenda 15 ditësh qarku vjen dhe bën verifikimin në çdo dokument që ne kemi dërguar sipas ligjit, pastaj përcaktohet sasia e dëmshpërblimit”.

Në fshatrat e Novoselës situata vijon të mbetet problematike. Shumica e banesave ende janë të papastruara. Me lagështire dhe dëme në tokat bujqësore. Për përmbytjet në zonën e Fierit dhe Vlorës nuk është përpiluar ende një fature financiare e dëmit që është shaktuar.

Tv Klan