Një 35-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në Sauk.

Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”,

sqaron në një njoftim policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

/tvklan.al