Një i ri është arrestuar në qytetin bregdetar të Vlorës pasi ka aksidentuar lehtë një 79-vjeçar.

Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë Marjo Shapllo, 26 vjeç, pasi tek kryqëzimi i Kalit të Trojës, në bulevardin ”Ismail Qemali”, ka aksidentuar me mjetin tip ”Audi A4” të moshuarin J.B, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu do të përballet në Gjykatë me akuzën për ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”./tvklan.al