Ky është Almir Aliu, 4-vjeçari nga Kumanova që humbi jetën pasi u përplas me veturë qëllimisht nga një maqedonas pas një zënke që pati ky i fundit me familjen e vogëlushit të ndjerë.

Incidentit i ka paraprirë një debat për arsye banale.

Familja shqiptare ka lejuar të hyjë pa radhë një të moshuar me fëmijë, në qendrën shëndetësore në Kumanovë dhe për këtë arsye, i dyshuari i Boban Iliç është irrituar.

Sipas versionit zyrtar të policisë maqedonase, Iliç dhe 3 shqiptarë të tjerë janë konfrontuar për shkak të fyerjeve dhe këta të fundit kanë përdorur edhe dhunë ndaj maqedonasit.

Pas sherrit, maqedonasi ka tentuar të përplasë me veturën e tij të tipit “Mercedes” Sedat Aliun, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 – vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, djali i vogël ka humbur jetën pasditen e djeshme në Klinikën e Shkupit.

Pas rastin, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim për Iliç, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI-së nga kjo zonë, Rexhail Ismaili, bënë thirrje për qetësi dhe që t’i lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin./tvklan.al