Policia e Laçit në bashkëpunim me Policinë Rrugore Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasditen e së hënës aksidentoi një të mitur dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.06.2017, rreth orës 21:10, Shërbimet e Komisariatit të Laç, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tip ‘Opel’ shtetasin G.V., i cili dyshohet se tek rreth rrotullimi i Bathores ka aksidentuar shtetasen e mitur M. S., e cila është ndodhet në S.Q.U., në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, po bëjnë shoqërimin e këtij shtetasi dhe të automjetit të tij, drejt Komisariatit të Policisë Rrugore për kryerjen e procedurave ligjore.

/tvklan.al