Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në rrugët e Shqipërisë.

Dy makinave u përplasën pranë kryqëzimit të Blinishtit në aksin Lezhë – Shkodër, gjatë pasdites.

Aksidenti rezultoi fatal për Fatmira Ndregjonin e cila humbi jetën, ndërsa 5 persona mbetën të plagosur.

Automjeti tip Benz, ku udhëtonin viktima dhe 3 persona të tjerë u përplas në pjesën e pasme të tij nga një makinë tip Audi.

Ishin forcat zjarrfikëse ato që nxorën të aksidentuarit, të cilët kishin mbetur të bllokuar në automjete dhe i dërguan për ndihmë mjekësorë në spitalin rajonal të Lezhës.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./tvklan.al