aksidenti

4 persona mbetën të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Rinas – Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në afërsi të fshatit Bubq.

Pas përplasjes njëri nga automjetet doli nga rruga dhe përfundoi në një arë të punuar.

Tre personat që ndodheshin në të mbetën të plagosur dhe u desh ndërhyrja e mjekëve të spitalit të traumës për t’i nxjerrë nga automjeti.

Plagë të lehtë mori edhe drejtuesi i makinës së dytë që u transportua në kryeqytet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet për një parakalim të gabuar.

Tv Klan