Shoferi i një makine është arrestuar në Durrës, pasi teksa drejtonte në gjendje të dehur automjetin e tij ka shkaktuar aksident.

33-vjeçari Albrend Qetka me mjetin tip “Audi” është përplasur “Wolkswagenin” e drejtuar nga 66-vjeçari M.B., I cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Pas kontrolleve, rezultoi se Albrend Qetka ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Qetka është vënë në pranga nën akuzat “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./tvklan.al