Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjete në rrugën nacionale Korçë-Ersekë.

Policia tha se mjeti tip “Jeep” me targë AA 774 OK që i përket firmës TAP është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me targë AA 302 JV.

Drejtuesi i “Volkswagen”-it, 29-vjeçari B.B, nga Durrësi, është transportuar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al