Një aksident paraditen e sotme në orën 11:10, në rrugën Shkodër – Velipojë në vendin e quajtur ura Gjolulit. Sipas burimeve të policisë mësohet se makina me targë AA820LO është përplasur me automjetin me targë SK1788AI dhe si pasoje janë dëmtuar tre persona.

Menjëherë të aksidentuarit janë dërguar  për në Spitalin Rajonal Shkodër, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al