Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas përfshirjes në një konflikt me tre persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të  qytetit  të Korçës dhe shkak është bërë përplasja e dy automjeteve.

Sipas policisë i plagosuri i cili mori  mjekim në spitalin e Korçës ka plagë në kokë të shkaktuara me armë zjarri.

Policia shoqëroi në komisariat tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në ngjarje./ TV KLAN