Drejtuesit e dy motoçikletave kanë mbetur të lënduar mëngjesin e kësaj të enjteje pasi u përfshinë në një aksident. Ngjarja ndodhi rreth orë 07:30 në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka.

Policia thotë se të lënduarit janë një 27 – vjeçar, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa drejtuesi i motoçikletës tjetër është një 69 – vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al