Një aksident automobilistik mes disa makinave ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin. ABC News raporton se janë përplasur tre makina dhe për pasoj kanë mbetur të plagosur disa persona.

Mes makinave të përplasura është edhe një furgon. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se përplasja mes tre automjeteve ka qenë e fortë. Për shkak të aksidentit, u bllokua për disa minuta unaza e Peqinit.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat nisën hetimin për zbardhjen e shkaqeve. 

/tvklan.al