Dhjetë marinarë janë zhdukur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një luftanije është përplasur sot me një anije-cisternë në pjesën lindore të Singaporit, raporton BBC.

Luftanija USS John S McCain po lundronte në lindje të Singaporit dhe po përgatitej të ndalonte në port kur ndodhi përplasja me anijen me flamur Liberian.

Kjo është përplasja e dytë në të cilën përfshihet një luftanije amerikane gjatë dy muajve të fundit në Paqësor.

 Më 17 qershor shtatë marinarë humbën jetën kur luftanija, USS Fitzerald, dhe një anije transportuese u ndeshën në Detin e Japonisë.