45 – vjeçari Fatmir Ajdini, nga qyteti i Kavajës po udhëtonte me makinën e tij Volkswagen, kur humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.

Ngjarja në fjalë ndodhi të dielën rreth orës 15:30, tek “Shkëmbi i Kavajës”.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk pati të lënduar, por vetëm demë materiale. Por për 45 – vjeçarin peripecitë nuk përfunduan me kaq.

Ajdinit iu bë testi i alkoolit, ku rezultoi i dehur në masën 0.60 mg/liter, e për pasojë përfundoi në pranga./tvklan.al