Një fëmijë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Koplik – Hot, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur Hot.

I plagosuri është 13-vjeçari me iniciale S.D, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, shoferi ishte larguar nga vendi ngjarjes, por pas veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e tij.

Autori i dyshuar është Mond Smalaj, 36 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

Pas kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin me të cilin është shkaktuar aksidenti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al