Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të hënë në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në rrugën “Pezë Helmes”. Viktima, sipas policisë, është një këmbësor 66 – vjeçar me iniciale A.B. Ai u përplas nga një makinë me targë TR5619E, me drejtues M.H.

66 – vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. 

Autoritetet kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesin e mjetit./tvklan.al