Një i ri ka gjetur vdekjen paraditen e kësaj të premteje, në segmentin rrugor Çerravë-Pogradec.

Viktima është një 18-vjeçar banues në fshatin Çerravë. Ai mësohet se po kalonte në rrugë kur u përplas nga një makinë Benz, në timonin e së cilës ishte një 23-vjeçar, të cilin policia e identifikon me inicialet K.P.

Ky i fundit është shoqëruar në komisariat, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al