Drejtuesi një prej motorave të aksidentuar një ditë më parë me njëri  – tjetrin në Vlorë, ka ndërruar jetë.

Ai është 24  – vjeçari T.M, i cili ndodhej në spitalin e Fierit, ku dhe ka ndërruar jetë.

I riu u përplas aksidentalisht me një tjetër motor, drejtuesi i të cilit, një 41 – vjeçar me iniciale F.H, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:55 në rrugën kryesore të fshatit Novoselë./tvklan.al