Presidenti amerikan, Donald Trump vijon kritikat për Gjermaninë. Kësaj radhe sulmi vjen nëpërmjet “Twitter-it”.

Kemi një deficit tregtar shumë të madh me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se detyrimi që kanë në NATO. Shumë keq për Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndryshojë

”, shkruan Trump.

Në këtë mënyrë presidenti amerikan iu kundërpërgjigj fjalëve të kancelares gjermane, Angela Merkel e cila tha se nuk mund t’i zihet besë më Shteteve të Bashkuara. 

Trump gjatë samitit të NATO-s kishte thënë: “Gjermanët janë të këqinj, shumë të këqinj”. Ndërsa më pas sqaroi se e kishte thënë duke iu referuar tregtisë.

 

Por nga ana tjetër Merkel është përpjekur të qetësojë situatën duke ritheksuar miqësinë me aleatët amerikanë.

 

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të një rëndësie të madhe

”, tha kancelarja gjermane në një konferencë sëbashku me kryeministrin Indian, Narendea Modi.

 

Ndërsa rivali i Merkel në zgjedhjet federale në gjermani, lideri i SPD, Martin Shulc tha se Trump është shkatërruesi i ë gjitha vlerave të perëndimit. Ai gjithashtu akuzoi presidentin amerikan se po minon bashkëpunimin ndërkombëtar.