Një përpjasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në fshatin Mali Kolaj, në Velipojë .

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që kanë konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se nga kjo përplasje me armë nuk ka të lënduar në njerëz.

Pas verifikimeve, policia bëri të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, të cilët janë: Kanto Vushmaqi dhe i biri, Edmond Vushmaqi,  si djali tjetër i tij, akoma i paidentifikuar.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al