Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar akuza të paqarta përplasjet e një dite më parë mes Ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Basha tha se shqetësimi i opozitës për skenarin e vjedhjes së zgjedhjeve të 18 qershorit u mbështet edhe nga ndërkombëtarët.

Lulzim Basha:

Ka patur shkëmbim akuzash të cilat kanë qenë të paqarta për mua. Nuk është detyra ime të komentoj për to. Ajo qe dua të them është që ditët e fundit shqetësimi ynë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është konfirmuar nga të gjithë aktoret, nga diplomatet e huaj, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët dhe kjo është kambanë alarmi që na thërret gjithë shqiptarëve që të ngrihemi bashke për të mbrojtur votën e lirë. Kjo është thirrje që kam, të ngrihemi bashke me 18 qershor për votën e lirë./

TV KLAN