Këngëtarja amerikane Katy Perry ka folur për herë të parë parë për foton me ish të dashurin e saj, Orlando Bloom, i cili ulej pas saj në një tabelë sërfi, tërësisht nudo.

Teksa fliste në një radio për albumin e saj të ri muzikor, “Witness”, Perry tha se kishte kaluar momente shumë të vështira pas atij episodi në ishullin e Sardenjës.

“Në fakt kam kaluar terapi për atë moment…Ai më pyeti nëse doja të dilja nudo dhe unë thashë…oh, jo!…Thjeshtë nuk isha në humor. E lashë (zhveshjen) për në anije!”, tha 32-vjeçarja.

Perry tha se nuk ndihej rahat me heqjen e rrobave në det dhe se ishte zhveshur kur ishte kthyer në jaht.

Ajo tha se përjetime të tilla ishin normale për jetën në çift, por megjithatë vetë nuk ishte bindur të hiqte rrobat si i dashuri i saj.

Në muajt e parë të këtij viti Perry i dha fund lidhjes me Bloom, pasi mësoi për një video ku ai shfaqej në momente intime me një grua tjetër. /tvklan.al