Jemi në stinën e dimrit dhe është diçka mëse normale që njerëzit t’i kapë gripi. Por ekziston thuajse gjithmonë dikush në mesin e njerëzve që na rrethojnë, që duket imun ndaj sëmundjeve.

Teksa të tjerët rreth e rrotull tyre teshtijnë gjatë gjithë kohës, marrin paracetamol e pijnë çaj, ata shfaqen në formë e të shëndetshëm.

Ndonjëherë mund të rastisësh të takosh edhe dikë që pretendon se nuk është sëmurë kurrë, duke ngritur domosdoshmërisht pyetjen, si është e mundur një gjë e tillë?

Ekspertët nuk janë të sigurtë sesi është e mundur që disa persona sëmurën shumë rrallë, por ata kanë disa sugjerime.

Një ndër to është

aktiviteti fizik

. Ekspertët besojnë se sa më në formë të jetë trupi, aq më të lehtë e ka për të luftuar virozat apo infeksionet.

Tjetër faktor është ai

genetik

. Mënyra sesi trupi reagon ndaj viruseve fshihet në genet e një njeriu. Shkencëtarët vijojnë ende përpjekjet për të gjetur kodin genetik, për të parë ekzaktësisht se çfarë bën trupi i disa personave për t’u mbrojtur nga sëmundjet. Deri më tani është e ditur se trashëgimi i nivelit të lartë të qelizave të bardha të gjakut është mbrojtësi më i mirë.

Të qëndruarit jashtë në fëmijëri

. Kjo është një e dhënë që tregon se sa më shumë i ekspozuar ndaj baktereve dhe viruseve të jetë një fëmijë, aq më i fortë do të jetë sistemi i tij imunitar kur të rritet.

Mbajtja e duarve pastër

. Duke larë duar sa më shpesh, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Punë kërkimore tregojnë se mesatarisht, njerëzit e prekin fytyrën 16 herë në orë. Kjo bën që bakteret e marra nga sipërfaqje të pisëta, të transferohen në gojë, sy e hundë.

Stresi, ushqimi dhe një gjumi i mirë

janë faktorë të tjerë që sugjerojnë se e mbajnë trupin të shëndetshëm dhe forcojnë sistemin imunitar./tvklan.al