Mark Antony te “Cleopatra” e Shekspirit e ka përmendur këtë dukuri si “

lotët që jetojnë brenda në qepë”

. Por në të vërtetë përse na bëjnë qepët të qajmë?

Dhe pse vetëm disa lloje qepësh na bëjnë të lotojmë ndërkohë që perimet e tjera të së njëjtës familje si hudhrat, nuk japin të njëjtin efekt?

Kur një perime është e dëmtuar, qelizat e saj janë të hapura. Bimët shpeshherë përpiqen të mbrojnë veten duke lëshuar kimikate me shije të hidhur, që quhen

polifenole,

në mënyrë që të mbrohen nga insektet të cilat përpiqen t’i hanë.

Por mekanizmi mbrojtës i qepës shkon më larg se kaq, duke prodhuar një element edhe më irritues,

oksidin propantial

, i cili ka për qëllim të bëjë që qepa të preket sa më pak nga insektet e dëmshme.

Ky kimikat i avullueshëm është ajo që njihet si faktori lotsjellës. Fakti që ai është avullues do të thotë që sapo ky element të lirohet, shpejt gjen rrugën në sytë tanë. Aty shpërbëhet në kontakt me ujin dhe krijon një sipërfaqe në sy duke formuar acidin sulfurik.

Kjo irriton një gjëndër në sy që njihet si gjëndra e lotit, prandaj edhe quhet kimikati lotsjellës. Për shkak se sasia e acidit të prodhuar është e vogël, efekti i tij është vetëm irritues dhe jo i dëmshëm./tvklan.al