Kumbari është një nga filmat legjendarë në historinë e kinematografisë, duke hedhur dritë mbi funksionimin e botës së mafias italo-amerikane, që deri në atë moment ishte e panjohur në botë.

Mirëpo kryevepra e vitit 1972 e Francis Ford Coppola-s me protagonist Marlon Brandon, deri më sot, rezervonte një mister. Në sagën e famshme, fituese e 3 çmimeve Oscar, nuk përmenden asnjëherë fjalët “Mafia” dhe “Cosa Nostra”.

Gianni Russo, një nga aktorët e filmit shpjegon se nuk është një rastësi, por një censurë nga vetë bosët e familjeve mafioze. Ishte bosi italo-amerikan, Joseph Colombo, që detyroi nën kërcënime kompaninë e produksionit “Paramount”, të fshinte nga skenari këto fjalë.

Russo thotë se familjet e mëdha mafioze, Gambino dhe Luciano, ishin kundër realizimit të filmi, pasi mendonin se drejtonte prozhektorët e mbarë opinionit drejt tyre, por pas insistimit të produksionit Joseph Colombo ra në ujdi me kushtin për të fshirë fjalët “Mafia” dhe “Cosa Nostra”. Një vendim për të cilin familjet e mëdha u hakmorën, duke i bërë një atentat që e la të paralizuar.

Tv Klan