AnistonPavarësisht se është një ndër femrat më të suksesshme të dhe më të lakmuara të Hollywoodit, Jennifer Aniston ndjen rrezikun e femrave të tjera sa i përket jetës private.

Duke qenë se ajo vite më parë humbi Brad Pittin, për shkak të Angelina Jolisë, ka frikë se do të ndodh e njëjta gjë edhe më të dashurin Justin Theroux.

Aktoren e bezdis dhe e irriton së tepërmi miqësia e Justin me aktoren e njohur  Liv Tyler, e cila mund t’i japë atij gjëra që Aniston nuk mund t’ia japë .

Madje një burim pranë çiftit ka thënë për revistën “Grazia “ tëversonit britanik, se Aniston po i ushtron presion të dashurit që të caktojë sa më shpejt datën e dasmës.

Prej muajsh flitet se lidhja e Aniston me Justin është në krizë, por këtë hipotezë e hedhin poshtë duke u shfaqur së bashku në tapetin e kuq.

Por burime të brendshme sigurojnë se aktorja shpesh është e mbuluar nga dyshimet.

M. Sejdini