Një nga burimet më të mira të proteinave janë vezët. Veza është e mbushur plot me ushqyes të domosdoshëm, siç janë vitaminat A, D, B12. Ato gjithashtu nuk kanë një kosto të lartë dhe mund të gjenden lehtësisht, prandaj mos lejoni që konceptet e gabuara në lidhje me kolesterolin ose yndyrën, t’ju ndalojnë që t’i konsumoni ato për mëngjes ose darkë.

Përfitimet shëndetësore nga vezët

Shëndet më i mirë i trurit: Vezët sigurojnë kolinën, një lëndë ushqyese elementare që ndikon te kujtesa dhe te kontrolli i muskujve. Gjatë shtatzënisë, marrja e kolinës është kritike për zhvillimin e trurit të fetusit dhe mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes. Dy vezë të mëdha përmbajnë më shumë se 50 % të kolinës së rekomanduar për gratë shtatzëna.

Ndihmon në menaxhimin e peshës së trupit: Studimet tregojnë se ushqimet me nivele të larta të proteinave, ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, proteinat si vezët janë më të pakta në kalori sesa mishi.

Rrezik më i vogël për t’u prekur nga sëmundjet: Sy karotenoide që gjenden në vezë, lutein dhe zeaxanthin, luajnë rol në shëndetin e syve dhe studimet tregojnë se luteina mund të ndikojë në aftësitë njohëse të fëmijëve dhe tek të rriturit.

Kocka më të shëndetshme: Vezët janë një nga burimet e pakta natyrore të vitaminës D, që ndihmojnë në absorbimin e kalciumit, mbajtjen e kockave të shëndetshme dhe reduktimin e inflamacionit./tvklan.al