Ky është reagimi argëtues i një babai, i cili donte shumë një djalë, por mori vesh se bashkëshortja e tij priste një vajzë.

Me duart dhe kokën lart nga qielli, Josh Batson niset drejt pishinës së shtëpisë duke u hedhur brenda në të, pasi mëson se bashkëshortja e tij Christine pret sërish një vajzë, për të pestën herë.

Familja nga Hahira, Georgia e bëri publike gjininë e fëmijës së tyre live në Facebook.

Në videon më lart shihet momenti

(0:58)

kur vajza 4 – vjeçare e çiftit thotë se e ëma pret një vajzë. Josh vendos duart në kokë dhe me qetësi ngrihet nga tavolina dhe del jashtë.

Qeni i familjes e ndjek 34 – vjeçarin nga pas, derisa ai arrin tek pishina dhe ndalon për një moment. Me kokën lart nga qielli, ai thërret “përse Zot përse” përpara se të bjerë në pishinë./tvklan.al