Në homazhet që po mbahen për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cuku janë paraqitur për të ngushëlluar familjen e të ndjerit personalitete të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Në ceremoninë e lamtumirës që po zhvillohet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ishin të pranishëm kryetari i opozitës Lulzim Basha si dhe Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Haki Çako, Fatmir Xhafaj e shumë efektivë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit./tvklan.al