Fjala, këndimi, kërcimi është trinomi që përbën “Të çmendurit Adams”. Eshtë e para herë që në skenën e teatrit të fjales ngjitet një musical i interpretuar jo nga këngëtarë dhe balerinë profesionistë, por aktorë.

Adriana Tolka që regjisori Endri Çela i vesh rolin e protagonistes, atë të Mortisia Adams, e sheh si thëlbësore formimin e aktorit të teatrit, që derivon interpretime të arrira.

Për të ndërtuar personazhin që kërkon perqendrimin e aktorit, këngëtarit dhe kërcimtares njëherash, shplodhjen e gjeti të vetë Mortisia, për të cilën Adriana thote se gjen pikëtakime.

Që buron nga vetëdija për të verteten si themel i ndërtimit të çdo lloj marrëdhënie.

Për të mbërritur deri te personazhi i Mortisias, në 16 vite në teatër e kemi paë si Vaja te “Romeo dhe Zhuljeta” apo Poncia në “Shtëpinë e Bernarda Albes”.

Si çdo aktore ajo është në kërkim të rolit të madh, atij protagonist në Teatrin Kombëtar.

Shperblimi?

Dhe e sotmja e gjen në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me të “Çmendurit Adams” , që kërkon të zgjojë te publiku…

Tv Klan