27 vjet pas lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit, lideri i demokratëve Sali Berisha, një ndër protagonistët e atyre ngjarjeve i është drejtuar me një mesazh të rinjve shqiptarë, të cilët i ftoi të ngrihen kundër narkoshtetit, që sipas tij, është kthyer në kërcënim për shqiptarët.

“Kjo datë ka një mesazh të madh guximi. Fitojnë ata që guxojnë, zgjidhja është vetëm guximi juaj. Ju keni 1001 arsye të ngiheni fuqishëm. Ju jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë, por vetëm kjo sallë do të mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri”.

Për kreun e demokratëve, 27 vjet nga rënia e sistemit komunist, liritë politike të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. Ashtu si në 8 Dhjetor të 1990, Basha tha se misioni për të ndryshuar vendin i takon sërish rinisë.

“Sytë e shqiptarëve janë nga ju, mos zgjidhni largimin, zgjidhni përpjekjen, përballjen, guxoni, ngrihuni, luftoni ta ndryshojmë Shqipërinë”.

Në përkujtim të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike zhvilluan homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit në Qytetin Studenti.

Tv Klan