2Përbërësit:

Peshk 4 – 5 racione

Patate 5 – 6 kokrra

Karota 6 – 7 copë

Majonezë 4 – 5 lugë gjelle

Majdanoz 1 tufë

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Patatet pasi zihen priten në formë kubike ose në feta, ndërsa karotat e ziera në rrathë. Në një pjatë ose pjatancë vihet peshku i zier, ku nga të dy anët e tij është i shoqëruar me patate dhe karota. Më pas spërkatet me majdanoz të hollë të grirë hollë, piper dhe mbulohet me salcë majonezë. Në këtë rast perimet e ziera duhet të jenë të ftohta, pasi pritet majoneza.

tvklan.al