Një 23 – vjeçare u kafshua nga një peshkaqen i vogël në Boca Raton, Florida dhe u dërgua në spital bashkë me grabitqarin, që kishte ngelur në krah.

Peshkaqeni ishte vrarë përpara se shërbimi i urgjencës të mbërrinte në vendin e ngjarjes, por ata nuk mundën ta hiqnin krijesën nga krahu i gruas.

Një zëdhënës tha për mediat se kjo e fundit kishte ruajtur qetësinë.

Ajo u transportua drejt spitalit, ku mjekët e hoqën peshkaqenin dhe i dhanë ndihmën e nevojshme mjekësore. 23 – vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al