Një peshkaqen i madh vrau sot para syve të të atit një 17-vjeçare në Australi.

 

“The Independent” thotë se adoleshentja po bënte sërf me të atin kur u sulmua nga përbindëshi në brigjet e Esperance, në Australinë Perëndimore.

 

Ajo raportohet se fillimisht humbi njërën këmbë gjatë sulmit dhe u trajtua nga mjekët në plazhin aty afër. Pasdrekën e së hënës u dërgua me ngut në spital, ku edhe dha shpirt.

I gjithë plazhi u mbyll deri në një urdhër të dytë, teksa njerëzit u këshilluan të qëndronin larg detit për të paktën 48 orë.

Gazeta lokale “

The Esperance Express”

raportoi se peshkatarët do të kontrollojnë ujërat përreth duke nisur nga mëngjesi i të martës dhe më pas do të njoftojnë kur mund të ri-hyhet në plazh.

Kjo pjesë e bregut të detit të Australisë, zonë e mirë për sërf, është e njohur edhe për praninë herëpashershme të peshkaqenëve.

Në Australi ndodhin pothuajse dy sulme vdekjeprurëse nga peshkaqeni çdo vit.

Sean Pollard, një sërfist që u sulmua në të njëjtën zonë në vitin 2014, humbi dorën e djathtë dhe krahun e majtë në sulm.

Qershorin e kaluar, 60-vjeçari, Doreen Collyer, vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh teksa po zhytej në det, rreth një kilometër larg bregut në plazhit./tvklan.al