sarande

Policia ka sqaruar incidentin e ndodhur rreth orës 10:50 të paradites  në ujërat bregdetare në zonën Qefal – Himarë në Gjirin e Sarandës, ku një anije peshkimi me flamur shqiptar  u tha se ishte kërcënuar nga roja bregdetare greke.

Në njoftimin e saj policia bën të ditur se Roja bregdetare greke, njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama”, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj. Pas ketij njoftimi strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë shoqëruan kapitenin e anijes së peshkimit në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Migracionit.  Administrator i kompanise megjithatë pretendon se kordinatat e tyre të peshkimit janë të sakta.

Nga ana e saj Policia  Kufitare thotë me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, ka marrë masat e e nevojshme duke i tërhequr vëmendjen kapitenit të anijes së peshkimit.

Tv Klan