Konsiderohet si një ndër grabitqarët më të rrezikshëm në botë por për këtë peshkatar duket se është e kundërta.

Në një video të postuar në YouTube nga Nature Footage, ai shfaqet duke e përkëdhelur peshkaqenin që shkon nga 6-8 metra I gjatë, ndërsa ky i fundit hap gojën e tij gjigande por pa asnjë lloj rreziku për burrin.

Pamjet u xhiruan në Afrikën e Jugut, kur ky peshkaqen nxorri kokën e tij pranë varkës së peshkatarit. Videoja impresionuese ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë. Deri më tani ajo është parë më shumë se 275.000 herë.

E.Kalaja