Një 40-vjeçar është plagosur rëndë, ndërsa ka qenë duke peshkuar në lumin Osum. Artur Nistari nga Skrapari kishte gjetur një mënyrë të vështirë për të kapur peshk, duke përdorur granata.

40-vjeçari ka hedhur granatën në lumë, por nuk e kishte menduar që rrezja e shpërthimit mund ta dëmtonte dhe atë.

Pas shpërthimit ai ka marrë plagë të shumta të trup, ndërsa është nisur për mjekim të specializuar drejt Tiranës.

/tvklan.al