xhemile-dhe-hike-skukaGjykata e Peshkopisë ka dhënë sot masën dënim me burg për 2 nuset që vranë vjehrrën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.

14 vite heqje lirie për Hike Skukën dhe 16 vite për Xhemile Skukën, ky ka qenë vendimi i gjykatës për krimin që tronditi  fshatin Luzni të Peshkopisë në shkurt të vitit të shkuar.

Dy nuset Xhemile dhe Hike Skuka i hodhën vaj në vesh 67-vjeçares Naime Skuka, gjatë kohës që kjo e fundit ishte në gjumë. Më pas ato e groposën trupin në kasollen e bagëtive. E ndjera Skuka jetonte vetëm me nuset pasi djemtë i kishte në emigrim.

Redaksia/e.k