Klubi i Manchester City konfirmoi sot në një postim në Twitter se sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero është kthyer të stërvitet, pas aksidentit me makinë që pësoi në Holandë.

Nga aksidenti, 29-vjeçari theu një brinjë e cila e detyroi sulmuesin të qëndronte jashtë fushave të blerta për 10 ditë duke humbur edhe ndeshjen ndaj Chelsea-t.

Akoma nuk dihet nëse Aguero do të jetë gati të luajë kundër Stoke City të dielën.

/tvklan.al