Borussia Dortmund ndryshon trajner. Peter Stoger është emëruar në krye të skuadrës duke zëvendësuar Peter Bosz pas rezultateve të dobëta në kampionat dhe Champions League.

Stoger u shkarkua pak ditë më parë nga Koln që është në një situatë më të keqe, pasi ndodhet në vendit e fundit në Bundesliga 1. Megjithatë Peter Stoger ka për detyrë që të nxjerrë nga kriza Borussia Dortmund që është 13 pikë larg Bayern Munchen që kryeson renditjen.

Peter Bosz i ardhur në verë për të zëvendësuar Tomas Tuchel nuk arriti të përmbushë objektivat e klubit që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë.

Tv Klan