VELIAJ-PETICIONShoqata për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata Publike ka nisur të mbledhë firmat e qytetarëve për një peticion, për shkarkimin nga detyra të Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.

Mbledhja e firmave nisi pranë Zyrave të Punës në Tiranë dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Kryetarja e shoqatës, Nertila Qafëzezi tha se Ministrit Veliaj duhet të largohet nga detyra pasi ka lënë rrugëve mijëra qytetarë të papunë dhe se ka abuzuar me fondet publike.

Pas mbledhjes së firmave peticioni për shkarkimin e Veliajt nga detyra, do t’i dorëzohet Kryeministrit Rama.

Tv Klan