Debutimi i Shqipërisë në Europian do të jetë ndaj Zvicrës. Derbi mes këtyre ekipeve do të jetë tepër i rëndësishëm për vijueshmërinë në këtë turne. Trajneri i përfaqësueses zvicerane Vladimir Petkovic duke vlerësuar punën e Gianni De Biasi me kuqezinjtë pranoi se duhet një fitore pa shumë sforco në fillim.

Vladimir Petkovic ,Trajner i Zvicrës

:

Më pëlqen që kemi një sfidë mes miqsh dhe bisedojmë shumë bashkë. E vlerësoj për atë që ka bërë De Biasi, por ne duam ta fitojmë ndeshjen e parë dhe të marrim 3 pikët. Këtë duhet ta arrijmë pa shpenzuar shuëm energji, pasi kemi edhe dy ndeshje të tjera.

Ndeshja Shqipëri – Zvicër do të luhet më 11 qershor në Lens ku priten shumë tifozë shqiptar. Në grupin A të Euro 2016 janë edhe Franca dhe Rumania.

Tv Klan