Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili fajëson Kryeministrin Edi Rama për kaosin në në vendet bregdetare Vlorë e Himarë që është krijuar për shkak të punimeve.

Në një status në Facebook, të cilën e ka shoqëruar edhe me foto, Vasili shkruan se prishja e ndërtimeve pa leje në Dhërmi dhe punimet që kryhen po krijojnë kaos në pikun e sezonit turistik. Për këtë situatë, Vasili thotë se është sharlatanizëm qeveritar.

“Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin. Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar. Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve”

, shkruan Petrit Vasili në Facebook.

/tvklan.al