Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga Prokuroria që hetimi të fillojë nga Kryemiministri si përgjegjësi kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Duke folur nga selia e partisë, Vasili tha se shkrirja e Policisë së Elbasanit është bërë për të tërhequr vëmendjen nga dosja “Habilaj”. Duke ju referuar kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit, Petrit Vasili deklaroi se duhet të veprohet me shpejtësi të madhe dhe hetimet të nisin fillimisht nga Kryeministri.

“Shkarkimet në Elbasan janë të vonuara dhe duhet të bëheshin dy muaj më parë. Sot bëhen për të shmangur vëmendjen nga droga dhe për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda. Është fare e qartë që i shkarkuari i parë duhet të kishte qenë Haki Çako. Shqiptarët janë pa polici.

Drejtësia të fillojë hetimin që nga Kryeministri i vendit, t’i japë përgjigje skandalit të shuarjes së radarëve. Prokuroria të veprojë me shpejtësi të madhe”

, tha kreu i grupit të LSI Petrit Vasili në një deklaratë për mediat nga selia e partisë. /

tvklan.al