Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama për të zgjedhur ditën e mërkurë nëse do të jetë me krimin apo me drejtësinë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili i referohet seancës parlamentare të së mërkurës, kur Parlamenti do të votojë për heqjen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit, për të cilin kërkohet arrestimi nga Prokuroria.

Sa i përket takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e policisë, Petrit Vasili u shpreh se është pikërisht që këto 4 vite e mbolli vendin me drogë dhe cënoi sigurinë kombëtare.

“Njeriu që ka zhveshur nga çdo lloj morali policinë është vet Edi Rama që në 2013 zgjodhi ta drejtonte ai Policinë e Shtetit dhe jo ligji. Në këto 4 vjet Edi Rama e mbolli Shqipërinë me drogë. Në këto 4 vjet Edi Rama i bëri dëmin më të rëndë policisë dhe sigurisë kombëtare. Në brendësi të policisë kishte inkriminim të saj. Kjo nuk është policia që shqiptarët duan. Kjo është kthim i Shqipërisë në një narko-shtet që drejtohet nga një narkotrafikant.

Të mërkurën ky Kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo të vendoset me drejtësinë”,

tha kreu i grupit të LSI Petrit Vasili. /

tvklan.al