Petulla me nutella

Gjysmë kavanozi me nutella

2 gota miell

4 lugë sheqer

2 lugë çaji sodë buke

2 lugë gjalp

1 kokërr vezë

1 filxhan qumësht

Përgatitja

Fillimisht merrni kavanozin e nutellës dhe hidheni nutelën në një tas, në formë rrumbullake, të ngjashme me disqe. Pasi ti keni dhënë një formë të tillë, tavën futeni në frigorifer dhe lëreni nutelën të ngrijë pak derisa të përgatisni petullat.

Në një tas qelqi përzieni miellin, qumshtin, sodën, sheqerin dhe vezën. Pasi ti keni trazuar mirë më njëra – tjetrën, nxeheni tiganin dhe shkrini në të pak gjalp, në mënyrë që petullat mos të ngjiten. Hidhni një masë nga brumi i rrahur, i përgatitur dhe më pas duke vepruar shpejt hidhni sipër një prej shtresave të nutellës, që kishit vendosur në frigorifer. Pasi të keni vënë shtresën e nutellës, hidhini sipër përsëri brum të rrahur. Lëriji të piqet mirë, derisa të ketë marrë ngjyrë dhe kështu veproni edhe për të përgatirur petullat e tjera. Në fund, sipas dëshirës,mund ti shoqëroni petullat me luleshtrydhe./tvklan.al