Përbërësit:

1 tufë nenexhik

1 tufë majdanoz

5 – 6 qepë të njoma

½ miell

½ kos

3 vezë

gjysmë luge çaj me kripë

1 lugë gjelle (jo plotë) vaj ulliri

Përgatitja:

Nenexhikun, majdanozin dhe qepët e njoma i presim me radhë në mënyrë shumë të imët dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë përgatisim brumin me miellin duke i përzier në të njëjtën kohë me vezët, hedhim kosin, më pas përziejmë jeshillëqet e prera.

Të gjitha këto i trazojmë me një lugë druri gjatë gjithë kohës. Dhe në fund vazhdojmë me kripën dhe vajin e ullirit. Masën e përgatitur e lëmë në qetësi për rreth 2 orë sepse në këtë mënyrë brumi fryhet dhe ai është gati për t’u skuqur kur të bëhet me flluska.

Pasi të kemi bërë gati tiganin me vajin e nxehtë, me një lugë gjelle brumin fillojmë ta ndajmë në masa dhe e hedhim në tigan për ta skuqur. Tigani mund të zërë rreth 5-6 lugë brumë. Kur ato të fillojnë të bëhen ngjyrë kafe janë gati për t’u hequr./tvklan.al