Me kërkesë të Prokurorisë,  Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestron për pasurinë e deputetit Alfred Peza dhe bashkëshortes së tij. Gjykata bllokoi 1% të aksioneve që kanë një vlerë prej 113 milionë lekë të reja, të bashkëshortes së deputetit Peza, në një bankë të nivelit të dytë.

Sipas hetimit të Prokurorisë, familja Peza nuk justifikon nga kjo shumë, një vlerë prej 84 milion lekësh të reja. Pas vendimit të gjykatës deputeti Peza tha se ai nuk po hetohet si politikan, por si gazetar.

Deri në kohen kur gjykata të vendosë për konfiskimin ose jo të vlerës të cilën familja Peza nuk e justifikon ajo nuk mund të tjetërsohet nga poseduesi.

Tv Klan