Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ka nisur një hetim administrativ ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza.

Hetimi ka filluar për shkak të blerjes nga bashkëshortja e deputetit të aksioneve në një banke të nivelit të dytë në vlerën e 1 milion dollarëve. Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e deputetit, por edhe ato të familjarëve të tij më të afërt.

Fillimin e hetimeve e komentoi edhe deputetit Peza para hyrjes në seancën plenare, ku tha se hetimi për pasurinë e tij është një betejë kundër modelit që ai ka sjellë në politikë.

Po ashtu deputeti socialist tha se pasuria e tij është fryt i punës disavjeçare në media duke hedhur dyshime se hapja e hetimit ndaj tij bëhet për të kompesuar një tjetër skandal financuar që lidhet me kompaninë CEZ.

Më herët deputeti socialist  kishte reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku theksonte se mirëpret dhe inkurajon ILDKP ti shkojë deri në fund me shpejtësi dhe paanësi hetimit të nisur./ TV KLAN